Aksioni nga Policia e Durrësit ka vënë nën pranga 3 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjende të dehur.
Durrës
Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjëndje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
M.Rr.,36 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Ura e Gjolës-Laç, duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur.
A.K., 55 vjeç., banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në rrugën Kamëz-Fushë Krujë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz” i cili është përplasur me mjetin tip “Volvo” ku për pasojë mbeti e lënduar shtetasja B.D., 73 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
V.B., 74 vjeç, banues në Malësi e Madhe.
Ky shtetas me datë 20.02.2020, rreth orës 20:00, në rrugën Fushë Krujë- Laç, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me një motorçikletë me drejtues A.M., 45 vjeç, i cili gjatë transportit me ambulancë drejt spitalit ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt”./TCH
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...