Sot është një ditë zie për mbarë futbollin kosovar, pasiqë në moshën 49 vjeçare u nda nga jeta Gëzim Kaçaniku.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,Vlora Dumoshi ka dërguar telegram ngushëllim me rastin e vdekjes së ish-futbollistit të njohur, Gëzim Kaçaniku.
E nderuara familje Kaçaniku,
Lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, e morëm me pikëllim të thellë.
Ikja e hershme e Gëzimit, është humbje e madhe dhe e rëndë jo vetëm për ju familjen dhe miqtë e tij, por për të gjithë ne dhe komunitetin sportiv.
Gëzimi ka dhënë kontribut të madh për futbollin e Kosovës, duke u angazhuar si futbollist në kohërat më të vështira të vendit tonë.
Puna dhe përkushtimi i tij si futbollist dhe si trajner ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin vendor, andaj humbja e tij është humbje e madhe për botën e futbollit dhe për gjithë vendin.
Ai, me angazhimin dhe profesionalizimin e paepur për futbolli ka bërë që emri i tij të jetë gjithmonë në kujtesën e miqve, kolegëve dhe të gjithë sportdashësve.
Kaqa siç e quanin të gjithë, ishte i veçantë, sepse përveç që ishte person shumë punëtor dhe i palodhshëm ishe edhe shumë pozitiv dhe i dashur për të gjithë.
Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të Gëzim Kaqanikut (Kaqës), futbolldashësve dhe FFK-së. /arbresh.info/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...