Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar telegram urimi, nga Kryeministri i Republikës së Letonisë, Krišjānis Kariņš, i cili ka shprehur urimet e tij më të ngrohta duke theksuar se pret bashkëpunim për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës shkruan arbresh.info
Në urim thuhet:
I nderuar Kryeministër,
Më lejoni t’ju shprehë urimet e mia më të ngrohta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe urimet e mia më të mira për një mandat të suksesshëm dhe produktiv.
Pres të bashkëpunoj me ju për të promovuar dhe pasuruar marrëdhëniet miqësore ndërmjet Letonisë dhe Kosovës. Duke shfrytëzuar këtë mundësi, do të dëshiroja të përsërisja mbështetjen e Letonisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe t’ju dëshiroj shumë sukses në përpjekjet reformuese drejtë një të ardhme evropiane për vendin tuaj.
I juaji sinqerisht,
Krišjānis Kariņš
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira