Janë zgjedhur ditën e sotme gjyqtarët, që do të shqyrtojnë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Nga shorti i hedhur sot në Gjykatës e Posaçme të Apelit u përcaktua kolegji penal i përbërë nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove.
Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi, duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.
Njoftimi i plotë:
Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:
Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.
Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:
Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare
Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./BW
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...