Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Drejtoreshën për Kulturë në Komunën e Prishtinës Blerta Basholli.
Drejtoresha Basholli, në këtë takim njoftues fillimisht uroi Ministren Dumoshi për marrjen e detyrës duke i uruar që punën e mirë që e ka bërë në Komunën e Prishtinës si Drejtoreshë për Kulturë në qeverisjen e kaluar lokale, ta vazhdojë edhe në Ministrisë të cilën tash po e drejton.
Në takim u diskutuan dy pika kryesore si të rëndësisë më të veçantë, e para Bienalja Manifesta e cila i bën nderë Prishtinës që të jetë nikoqire në vitin 2022, për të cilën Ministrja Dumoshi shprehu gatishmërinë e saj dhe të Ministrisë, për bashkëpunimin sa më të mirë rreth kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore që pritet të ndodhë në Prishtinë dhe e dyta trashëgimia kulturore e objekteve të rëndësisë së veçantë për kryeqytetin.
Ministrja Dumoshi theksoi se ngjarjet kulturore në Prishtinë e edhe në qytetet e tjera të Kosovës, përveç se e pasurojnë jetën kulturore e sociale e ndihmojnë Kosovën që të futet në kalendarët kulturorë të Evropës e botës.
Ministrja Dumoshi dhe Drejtoresha Basholli, u dakorduan edhe për takime të tjera në të cilat edhe më në detaje do të shqyrtohen mundësitë për punën e përbashkët për kulturën në përgjithësi./arbresh.info/

Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...