Sulmuesi i Atletico Madridit, Alvaro Morata ka thënë se Juventus është një ndër favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve.
Atletico dhe Juventus ishin në të njëjtin grup, por “Zonja e Vjetër” arriti një fitore dhe një barazim kundër “Rojiblancos”, transmeton portali arbresh.info.
Dje Atletico mposhti Liverpool me rezultat minimal 1 – 0, por spanjolli ka thënë se shpreson të mos luajë me klubin e vjetër nëse kualifikohen tutje.

“Mendoj se Liverpool dhe Juve janë më të mirat. Preferoj mos të takohemi me Juventusin përsëri në Ligën e Kampionëve”.
“Mendoj se Bianconerët, Liverpool dhe PSG janë favoritët. Por, asgjë nuk është e sigurt në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Morata për Sky Sport Italia.
Atletico do e zhvillojë ndeshjen kthyese kundër Liverpool me 11 mars në “Anfield”./arbresh.info.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...