Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Klinë, njësiti i hetimeve, me datën 17 shkurt 2020, gjatë punës rreth një rasti ‘dhunë në familje’, derisa i dyshuari ishte duke u intervistuar lidhur me këtë rast, Policia është informuar se i dyshuari posedon armë.
Policia në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit, me urdhëresë të gjyqtarit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit: A. I. lindur me 1968 m/k/egjiptian.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar: një (1) pushkë gjuetie, dhjetë (10) copë fishekë 16mm, një (1) pistoletë 7.65mm, një (1) fishekë cal. 7.65 mm, një (1) pistoletë Ekol special 99, gjashtë (6) fishekë cal.7.65 mm.
Në njoftimin e Policisë së Kosovë, thuhet se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...