Agjenti i Paul Pogba, Mino Raiola ka thënë se klienti i tij dëshiron të luajë në nivelet e larta.
Francezi që nga vera e kaluar ka kërkuar largimin nga “Old Trafford” me dëshirën për tu rikthyer te Juventus ose të transferohet në Real Madrid, transmeton portali arbresh.info.
Por, ende asnjë ofertë e dy klubeve nuk është pranuar nga “Djajtë e Kuq”, ngase gjiganti anglez nuk e ka ulur çmimin e lartë prej 180 milionë euro.
Raiola për mediat italiane ka thënë se Pogba dëshiron të qëndrojë në nivelet më të larta.

“Asnjëherë nuk e ka humbur buzëqeshjen, por një lojtar i mirë nuk transferohet te United nëse nuk dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve ose titullin e Premierë Ligës”.
“Do të isha budalla nëse nuk e pranoja se Paul dëshiron të qëndrojë në nivelet e larta”.
“Por, se pari do bëjë më të mirën dhe pastaj në fund të sezonit do të shohim nëse mbetet ose largohet”, deklaroi ai.
United për momentin renditët në pozitën e nëntë, gjashtë pikë me pak se Chelsea që zë pozitën e katër./arbresh.info.
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...