Katër persona humbën jetën në dy sulme të veçanta në Irakun lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Militantët e organizatës terroriste DEASH sulmuan një postbllok policor në Buhriz, në jug të provincës Diyala, duke vrarë dy policë, tha kapiteni Habib al-Shimari për AA.
Ai tha se një burrë dhe gruaja e tij u gjetën gjithashtu të vdekur brenda shtëpisë së tyre në të njëjtën zonë.
Autoritetet irakiane kanë nisur hetim për të përcaktuar autorët e sulmit të dytë.
Në mesin e vitit 2014, DEASH mori kontrollin e afërsisht një të tretës së Irakut.
Në fund të vitit 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA, riktheu gati të gjitha territoret e humbura.
Edhe pse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e DEASH-it në vend është eliminuar në masë të madhe, grupi terrorist ka vazhduar të organizojë sulme sporadike në provincat Diyala, Nineveh, Kerkuk, Saladin dhe Anbar.
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë