Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani – Sadriu, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Çagri Sakar.
Ambasadori Sakar uroi kryeparlamentaren për detyrën e re, duke shprehur edhe qëllimin e shtetit turk për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.
Sakar potencoi se Turqia do të vazhdojë të mbetet partner i besueshëm i Kosovës, duke ofruar përkrahje në të gjitha fushat e nevojshme.
Në anën tjetër, kryetarja Vjosa Osmani –Sadriu, duke shprehur falënderimin e saj për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar, deklaroi se si kryetare e Kuvendit do të angazhohet maksimalisht në funksionalizimin e plotë të diplomacisë parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh të Turqisë.
Poashtu, kryetarja e Kuvendit theksoi se në afat rekord do të konstituohen grupet e miqësisë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe homologëve të tyre nga shumë shtete të botës.
Trump për Macron: Shumë shpejt do të largohet nga detyra
Kancelari gjerman Merz: Bombardimi i Iranit i kotë, regjimi ...
Skandal në Afrikë: Senegalit i hiqet titulli i Kupës së Afri...
Moti nesër i vranët, temperaturat arrijnë deri në 13°C
Reali e mposht Cityn edhe në “Etihad”, siguron ç...
Tragjedia në Vjenë, raportohet se tre nga viktimat janë nga ...