Në lidhje me zhvendosjen e fotografisë së Presidentit Hashim Thaçi, nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, thotë se i qëndron prapa Vjosa Osmanit në vendimet e saj.
Haziri thotë se nëse kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se nuk e ka shkelur ligjin me zhvendosje të fotografisë, atëherë ai e përkrah dhe i beson asaj.
“Unë i rri Vjosës mbrapa. Ka thënë se e ka bërë sipas rregullit dhe unë i besoj asaj. Ajo është juriste, ka doktoruar në shkenca juridike”, është shprehur Haziri.
“PDK po e politizon këtë rast më shumë se sa që duhet”, ka thënë Haziri.
Unë e kam fotografinë e Ibrahim Rugovës, Fatmir Sejdiut, Atifete Jahjagës… të gjithë presidentëve. Por nëse pyetni se ku janë vendosur, atëherë duan të kenë përplasje”, tha Haziri.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...