Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, të enjten (13.02.2020), vizitoi pikat në të cilat kanë ngecur punimet në zgjerimin e rrugës nacionale N25, Besi – Podujevë.
Nga këtu, ministri Abdixhiku tregoi se është bërë planifikim i ri financiar duke u ndarë mjete shtesë dedikuar këtij projekti në buxhetin e vitit 2020, me qëllim të zhvillimit të dinamikës së re të punimeve, që do të përshpejtojnë përfundimin e tyre.
Ai theksoi se njëjtë do të veprohet me të gjitha projektet madhore që janë në process në mbarë Kosovën, ndërsa të rejat do të fillojnë vetëm kur të përfundojnë projektet e vjetra. /arbresh.info/


Vrasja në Gjakovë, arrestohet edhe një i dyshuar – Policia j...
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, shtrenjtohet naft...
Rrahje në Podujevë, një person dërgohet në mbajtje – konfisk...
73 aksidente brenda 24 orëve në vend, policia shqiptoi mbi 2...
Nga sot e deri më 12 maj mbyllet kjo rrugë në Prishtinë, shk...
Reagimi i Dembeles pas kualifikimit në finale ishte epik, ai...