Trajneri i Interit, Antonio Conte, është ankuar se Napoli i Gennaro Gattusos u mbrojt tërë kohën, me sulmuesin Dries Mertens që e markoi mesfushorin Marcelo Brozovic, në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.
Fabian Ruiz me një gol të mrekullueshme ia siguroi fitoren 1:0 skuadrës së Gennaro Gattusos në gjysmëfinalen e parë të mërkurën në Giuseppe Meazza, raporton Gazeta Express.
Interi nuk qe në gjendje ta thyejë mbrojtjen e ngjeshur të vizitorëve dhe do t’i duhet të punojë fortë për ta siguruar finalen në ndeshjen e kthimit në Sao Paolo.
“Napoli erdhi këtu për të luajtur ndeshje shumë mbrojtëse, me Dries Mertnes që e markoi Marcelo Brozovicin dhe duke i mbuluar të gjitha hapësirat”, tha Conte për Rai Sport.
“Unë e uroj Napolin, strategjia përfundimisht i funksionoi, duke parë që fituan”, shtoi ai.
Zikaltrit u mposhtën vetëm pak ditë pasi e munden Milanin me rikthim sensacional në derbin e Milanos.
“Derbi na mori shumë energji, fizikisht dhe veçanërisht në aspektin psikologjik. I bëra pesë ndryshime për të sjellë në fushë këmbë të freskëta, por Napoli e ka mundur Juventusin, Lazion dhe Liverpoolin këtë sezon, që nënkupton se kjo skuadër ka shumë cilësi”, theksoi Conte.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë