Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, për të shqyrtuar propozimin e Kryesisë së Kuvendit për themelimin dhe funksionalizimin e komisioneve parlamentare.
Në mbledhjen e kaluar kryesia e Kuvendit ka bërë ndarjen midis grupeve parlamentare te 14 komisioneve, sipas formulës së përcaktuar dhe të praktikuar në legjislaturat e kaluara.
Kështu, grupi më i madh parlamentar, ai i Lëvizjes Vetëvendosje, do të udhëheq tri komisione: Komisionin për Buxhet dhe Transfere, Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Tri komisione do t’i drejtojë edhe Grupi Parlamentar i LDK-së: Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Komisioni për Integrim Evropian dhe Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Grupi Parlamentar i PDK-së, i cili nuk kishte përfaqësues në mbledhjen e sotme, pritet të kryesojë Komisionin për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media, Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Grupi Parlamentar i AAK-së do të ketë nën udhëheqjen e vet dy komisione: Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe atë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ndërsa GP i Nismës Socialdemokrate do të kryesojë Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike.
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të drejtohet nga GP i Listës serbe, ndërsa ai për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nga GP 6+.
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...
“Nuk është e lehtë” – Futbollistët iranianë tregojnë si po e...
Rama: Investimi në Zvërnec në harmoni me natyrën, drejtohet ...
Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigur...