Autoritetet kineze kanë shkarkuar dy zyrtarë shëndetësorë nga provinca Hubei, epiqendra e epidemisë së coronavirusit.
E gjitha ndodhi për shkak të keqmenaxhimit të krizës shëndetësore, që ka kapluar këtë provincë dhe në përgjithësi Kinën dhe botën.
Bëhet fjalë për zyrtarin e lartë të Komisionit për Shëndetësisë, Jang Jin dhe drejtori Liu Jingzi që u shkarkuar nga Këshilli i partisë Komuniste kineze.
Siç raporton Reuters, ky vendim do të duhej të qetësonte paksa qytetarët që ishin të pakënaqur me mënyrën se si kishin reaguar autoritetet ndaj rasteve të para të prekurve më coronavirus në qytetin Wuhan.
Hubei është provinca që po konsiderohet si epiqendra e epidemisë, ku 90 për qind të rasteve me vdekje nga coronavirusi janë regjistruar në këtë rajon.
Ndërkohë, zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë mbërritur në Pekin, për të ndihmuar në parandalimin e zgjerimit të virusit vdekjeprurës.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...