Shtetet e Bashkuara kanë shpresa të mëdha që Bashkimi Evropian do të hapë bisedimet e pranimit muajin tjetër me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, dhe se rruga evropiane e këtyre vendeve do të konsiderohet e domosdoshme.
Kështu tha përfaqësuesi Special i Amerikës për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer për shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.
” Një çështje e menjëhershme në rendin e ditës, çështja me të cilën do të përballet Këshilli Evropian në takimin e marsit, është nëse ai do të hapë negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Palmer.
Ai tha se SHBA-ja shpreson se përgjigjja do të ishte po.
“Ne mendojmë se të dyja vendet janë, në përgjithësi, të kualifikuar. Ne besojmë se ky është një sinjal i rëndësishëm për t’u dërguar në rajon. Është thelbësore që si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria të kenë një rrugë të qartë evropiane dhe një perspektivë evropiane, “tha Palmer.
Ai shprehu shqetësimin për përfshirjen e Rusisë në Ballkanin Perëndimor dhe “përpjekjet për të minuar mbështetjen ndërkombëtare” për marrëveshjen tani njëvjeçare të Maqedonisë së Veriuyt -Greqi që i dha fund mosmarrëveshjes 27 vjeçare midis dy vendeve dhe hoqi kundërshtimin e Athinës për hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...