Tjetër ndeshje dhe tjetër fitore për Paris Saint-Germainin. Kampioni i Francës e ka nënshtruar Lyonin (4-2) në javën e 24 në kampionatin francez.
Angel Di Maria (22’) e nisi serinë e golave, për të vazhduar me Kylian Mbappe (38’), i cili e dyfishoi epërsinë.
Me të filluar pjesa e dytë, u realizua edhe goli i tretë në Parc de Princes që ishte autogol nga Fernando Marcal (47’).
Mysafirët i shënuan dy gola me anë të Martin Terrier (52’) dhe Moussa Dembele (59’), në përpjekje për t’u kthyer në lojë.
Mirëpo, Edinson Cavani e shënoi golin e katërt dhe vulosi gjithçka në këtë sfidë.
Paris Saint-Germaini vazhdon marshimin drejt titullit të rashës në Ligue 1 me 12 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Marseille. /Telegrafi/
Çmimet e larta të naftës mund të zgjasin deri më 2027?
Tifozi i Celtas theret me thikë në ndeshjan ndaj Lyonit
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë