
Manchester City's Kevin De Bruyne during the UEFA Champions League Group C match at the Etihad Stadium, Manchester.
Mesfushori, Kevin de Bruyne ka thënë se është i lumtur te Manchester City dhe nuk ka plan të largohet nga klubi.
Belgu në muajt e kaluar ishte i lidhur me transferimin te Real Madrid ose Barcelona edhe pse ka kontratë trevjeçare e gjysmë me “Qytetarët”.
De Bruyne në një intervistë për Sport360 ka thënë se ndihet rehatshëm te City, klub të cilin e cilëson një ndër klubet më të mira në botë.

“Ndihem rehatshëm sepse ky është klubi që kam luajtur më së shumti duke mos përfshirë Genk. Jam i lumtur, luaj në një ndër klubet më të mira në botë”.
“Nëse një gjë nuk do të ishte në rregull do të kisha stres, por nuk kam dhe duhet vetëm të fokusohem për tu bërë ende më i mirë”, deklaroi ai.
Skuadra e Pep Guardoles këtë sezon ka shans shumë të vogël për të fituar Premierë Ligën sepse janë 22 pikë mbrapa liderit Liverpool.
Ndërsa problemi tjetër është në Ligën e Kampionëve sepse do përballen me Real Madrid./arbresh.info.
Sinner e mposht Alcarazin në Monte Carlo dhe ia rrëmben vend...
Haxhiu uron besimtarët ortodoksë: Kremta e Pashkëve na rikuj...
Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në...
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...