Një përleshje masive shpërtheu të premten në Masanchi, afër kufirit Kazakistan-Kirgistan. Fillimisht u raportua se në përleshje morën pjesë 70 persona, por më pas u raportua për mbi 400.
Si pasojë, 8 persona mbetën të vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.
Turma dogji makina dhe banesa, duke bërë që të dukej si një zonë lufte.
Policia ka arrestuar 47 persona.
Imazhet e bërë publiken tregojnë ndërtesa që duken plotësisht të djegura, ndërsa rrugët duket se janë të shkretuara.
Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev i tha qeverisë të shqyrtojë “këtë incident të rëndë”, të ndjekë fajtorët dhe të kujdeset për familjet e të vrarëve dhe të plagosurve.
Autoritetet thanë se shkak ishte një konflikt në familje, ndërsa më vonë disa provokatorë shfrytëzuan situatën për të filluar një konflikt më të madh.
Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim nëse përleshjet kanë lidhje me një konflikt etnik./ts/
Mustafa nga PDK: Të merren masa të menjëhershme për uljen e ...
Strakosha për FIFA-n: Kualifikimi në Botëror do t’i kr...
Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur ...
Arbeloa: Bellingham është i jashtëzakonshëm, por duhet të gj...
Haxhiu: Do bëj gjithçka që vendi të mos shkojë në zgjedhje –...
Kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen pas zgjedhjeve të ...