Forcat jolegjitime të Haftarit edhe më parë kanë vendosur në objektivin e tyre aeroportin Mitiga, i cili është porta e vetme e lidhëse e kryeqytetit me botën.
Milicitë e Khalifa Haftar, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, kanë sulmuar aeroportin Mitiga në kryeqytetin libian Tripoli, duke shkaktuar ndërprerjen e fluturimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Trasportit e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur nga OKB, në një deklarate theksoi se milicitë e Haftarit kanë goditur me raketa aeroportin Mitiga.
Si pasojë, njoftohet se në aeroport janë ndërprerë përkohësisht fluturimet.
Forcat jolegjitime të Haftarit edhe më parë kanë vendosur në objektivin e tyre shumë herë aeroportin Mitiga, i cili është porta e vetme e lidhëse e kryeqytetit me botën dhe i cili ka qëndruar për muaj të tërë i mbyllur.
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...
E ardhmja e Rashford në Barcelonë mbetet e paqartë
Florent Muslija u operua me sukses pas lëndimit të rëndë që ...
Lushaku-Sadriu: Albin Kurti deshti me e përmbys rendin kusht...