Nxënësit e fshatrave Haxhaj, Selishtë e Demiraj, më nuk do të mësojnë në bodrumin e xhamisë, pasi sot është përuruar objekti i ri i shkollës fillore në fshatin Haxhaj të Gjilanit, i cili është ndërtuar me buxhetin komunal dhe me kosto prej 140 mijë euro.
Në ceremoninë e përurimit ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, Naim Aliu, sikurse edhe mësimdhënësit e nxënësit e fshatrave Haxhaj, Selishtë dhe Demiraj.
Haziri, pasi ka uruar nxënësit e mësimdhënësit për hyrjen në objekt të ri, ka falënderuar kryetarin e KBI’së, Naim Aliu, i cili nuk ka hezituar që ta lëshojë një pjesë të xhamisë për edukimin e nxënësve, në mungesë të objektit të tyre.
“Jam i lumtur që sot po e inaugurojmë objektin e ri të shkollës në Haxhaj, e cila ka qenë jetike për nxënësit e fshatrave Haxhaj, Demiraj e Selishtë. Në mesin e qindra projekteve që kemi realizuar në Grykën e Karadakut, për mua më i rëndësishmi është ky i shkollës. Urime nxënësve dhe mësimdhënësve. E gëzofshi”, ka thënë Haziri.
Kryetari i KBI-së, Naim Aliu, ka deklaruar se ky institucion çdo herë ka qenë i angazhuar për të mirën e qytetarëve.
“Të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës kanë qenë në funksion të institucioneve të Kosovës dhe jam shumë i kënaqur që xhamia në Haxhaj i ka ndihmuar nxënësve të këtyre lokaliteteve që të mos e humbin asnjë ditë mësimin”, ka thënë Aliu.
Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, e falënderoi kryetarin Haziri që arsimin e ka vënë si prioritet të parë të qeverisjes dhe kontributin permanent për të krijuar kushte më të mira për nxënësit.
Drejtori i shkollës në Haxhaj, Rrahman Agushi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen që dha në përfundimin e këtij projekti, duke thënë se kjo shkollë e ka munguar kësaj treve që një kohë të gjatë.
Kryetari i Këshillit të fshatit Haxhaj, Metush Dauti, ka thënë se kjo është ditë historike për ta, pasi me dekada e kanë pritur këtë objekt.
Kjo shkollë sot numëron 83 nxënës.

Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...