Policia e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur testin për rritje të gradës në toger.
“Ashtu siç është planifikuar dhe publikuar njoftimi zyrtar, me datën 4 dhe 5 shkurt 2020 Policia e Kosovës, bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2019 për procedurat e gradimit për zyrtarë policorë dhe Procedurën Standarde të Operimit PSO-07/DP-07 për gradim në Policinë e Kosovës, ka mabajtë testin me shkrim për gradën toger, proces ky i cili do të vazhdojë me fazat tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa kjo është hera e parë që ky test me shkrim është mbajtur në mënyrë elektronike.
“Kjo është hera e parë që testi me shkrim mbahet në mënyrë elektronike sipas sistemit Prims. Testit me shkrim i janë nënshtruar të gjithë rreshterët policorë që i kanë plotësuar kriteret”, thuhet në njoftim.

Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...