Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand nuk beson që ylli i Liverpool, Virgil van Dijk duhet të fitojë çmimin e lojtarit të vitit në Premierë Ligë.
Sipas tij katër kandidatët kryesorë janë Sadio Mane, Jordan Henderson, Kevin de Bruyne dhe Jamie Vardy, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, anglezi e ka pranuar se holandezi është qendërmbrojtësi më i mirë në botë, por disa lojtarë kanë qenë më të mirë.

“Padyshim që është mbrojtësi më i mirë në botë. Do të këtë votën time për mbrojtësin më të mirë, por nuk do të këtë votën për lojtarin e vitit. Mendoj se disa të tjerë e meritojnë”
“Jordan Henderson ka qenë shumë i mirë. Mane është lojtari im i preferuar kur shikoj Liverpoolin. Vardy ka qenë i mirë ka shënuar gola të bukura. Kevin de Bruyne, kur e sheh të mahnit. Këta janë katër emrat kryesorë”, deklaroi ai.
Liverpool këtë sezon është shumë afër për të fituar Premierë Ligë sepse është 22 pikë larg Manchester Cityt që renditët në pozitën e dytë./arbresh.info.
Trafiku Urban dhe sindikata arrijnë marrëveshje, shmanget gr...
Gërvalla ia dorëzon detyrën Konjufcës me plotë lëvdata për p...
Doyle: Vendimi për Thaçin dhe të tjerët pritet brenda tre de...
Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë
Në 15:00 mblidhet kryesia e kuvendit, në rend dite propozimi...
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për p...