Dogana e Kosovës e ka ndaluar importin nga Kina. Kosovarët në masë të madhe përdorin produkte nga ky vend.
Sipas Doganës së Kosovës 125 milionë kilogramë produkte janë importuar nga ky shtet në vitin 2019, që së fundmi po ballafaqohet me virusin vdekjeprurës të njohur si koronavirus.
Ndërkaq edhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka kërkuar kontroll të veçantë ndaj produkteve ushqimore që vijnë nga Kina, raporton KTV.
Tashmë disa produkte janë larguar nga përdorimi.
Mirëpo qytetarët e Kosovës nuk mendojnë se autoritetet vendore po marrin masat e duhura për t’u mbrojtur nga ky virus.
Deri më tani, në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast me koronavirusin.
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...