Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë dhe familjarë të Heroit të Kombit, Zahiri Pajaziti, ka bërë sot homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, në Prishtinë, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij.
Me këtë rast, Konjufca duke kujtuar veprën e heroit Zahir Pajaziti, tha se janë bërë 23 vjet, nga rënia e heroit Zahir Pajaziti i cili me shokët, e me mijëra djem e vajza të Kosovës që ishin të mbushur me plot krenari për luftën e Kosovës, raporton arbresh.info.
“Jemi mbledhur sot këtë së bashku me deputet për ti bërë homazhe heroit Zahir Pajazitit. Kur okupatori filloj të frikësohet, ky është akti i parë i një çlirimi të Kosovës pas heroizmit të Zahir Pajazitit me shokë, e po ashti ishin me mijëra djem e vajza të Kosovës që ishin të mbushur me plot krenari për luftën e Kosovës. Sa të ketë komb shqiptar do ta kujtojmë veprën e lavdishme të Zahir Pajazitit”, tha ai./Arbresh.info

Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi