Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell arrin sot për vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.
Borrell gjithashtu do të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile gjatë vizitës dyditore, atje, raporton Tanjug.
Zyrtari i lartë evropian gjatë së enjtes qëndroi për vizitë në Kosovë ku u takua me presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike, përpos kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj që e bojkotuan atë.
Borrrell tha në Prishtinë se është koha e duhur për të ndodhur liberalizimi i vizave, inkurajoi rinisjen e dialogut Kosovë -Serbi si dhe foli edhe për vonesat në krijimin e Qeverisë së re.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron