Gjiganti suedez i mobiljeve IKEA ka mbyllur 30 filialet e saj në Kinë për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri.
Përmes një deklarate, kompania suedeze tha se mbyllja është e përkohshme dhe se 14.000 punonjësve të saj u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi me pushim të paguar deri në njoftimin radhës.
Ndryshe, koronavirusi deri më tani ka marrë jetën e të paktën 170 njerëzve në Kinë, ndërsa mbi 7.000 janë infektuar. Po ashtu, më shumë se 60.000 njerëz kanë qenë nën vëzhgimin mjekësor.
Që nga shpërthimi i epidemisë në fund të vitit të kaluar, Kina e ka vendosur qytetin Wuhan, ku u shfaq virusi, nën një bllokim në përpjekje për ta parandaluar përhapjen.
Përveç Kinës, raste të virusit janë regjistruar edhe në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, SHBA, Singapor, Francë, Gjermani, Vietnam dhe Kanada.
Udhëtarët nga Kina po kontrollohen në aeroportet në mbarë botën, ndërkohë që disa linja ajrore kanë pezulluar fluturimet për në Wuhan./aa/
Noizy thirret në gjykatë si dëshmitar, ftohet edhe Clevio
“Kosova dhe Serbia duhet të negociojnë çdo javë”, thotë amba...
Magyar ndan video pas marrjes së detyrës, ministri i tij për...
VLEN-i zyrtarizon bashkimin në një subjekt të vetëm politik
Britania dërgon luftanije në Lindjen e Mesme, në rast përshk...
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...