Periudha e kontratës sipas së cilës kontraktori ndërtues “Granit” do të ndërtojë dy kilometrat e parë të autostradës Shkup-Blacë është arritur për 42 muaj, thuhet në kushtet e kontratës që janë pajtuar reciprokisht me investitorin.
Vlera e kontratës me TVSH është 881.742.867 denarë ose rreth 14.3 milion euro. Pjesa nga vendkalimi kufitar i Bllacës deri në fshatin Bllacë është pjesë e Korridorit 10 që duhet të përfundojë në Shkup.
Do të zgjasë më pak se një orë rruga nga Shkupi deri në Prishtinë, por kur autostrada e plotë 12.5 kilometra të vihet në veprim nuk ka ende afate të sakta. Dihet vetëm se 2 kilometrat e parë do të ndërtohen në pranverë, ndërsa projekti për 10 kilometrat e mbetura do të bëhet nga e para.
Përndryshe rruga Shkup-Bllacë është e gjatë 12.5 kilometra për të cilën janë siguruar 120 milionë euro, 70 janë kredit, 27 janë grant, ndërsa parat tjerë janë para të shtetit.
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2