Mungesa e barnave esenciale është e përditshme në spitalet e Kosovës.
Por së paku për ndy vite, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës pritet se nuk do të ketë problem.
Kjo pasi është shpallur tenderi për furnizim me barna esenciale, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën me titull ‘Furnizim me barna nga Lista Esenciale për nevojat e SHSKUK-së’ janë planifikuar të shpenzohen afër 350 mijë euro ose saktësisht 343.795,00 euro.
Ndërsa furnizimi do të bëhet për 24 muaj.

Aty gjithashtu janë cekur edhe llojet e barnave që do të blihen.
“Grupi 1.Lot 1Etomidate Injeksion 2mg ml, 10ml, Grupi 2. Lot 2Caffeine citrate Injeksion 20 mg mL (ekuivalent me 10 mg caffeine base mL), Grupi 3 Lot 3 Anti-tetanus immunoglobulin Injeksion 250 IU; në flakon, Grupi 4. Lot 4 Phenobarbital Injeksion 200 mg mL (natrium), Grupi 5. Lot 5 Lactulose [c] Tretësirë orale 3.1 g 5 mL, Grupi 6. Lot 6 Suxamethonium Injeksion 50 mg ml;2 ml, Grupi 7. Lot 7 Misoprostol Tableta 200 mcg, Grupi 8. Lot 8 Hydralazine Pluhur për Injeksion 20 mg (hidroklorur) in ampula”, thuhet në njoftim.

Aty janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes ndërsa një nga kriteret e dhënies së kontratës është ofrimi i çmimit më të ulët.
Për të gjithë Operatorët Ekonomik, afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është 16 mars 2020, ndërsa në të njëjtën ditë do të bëhet dhe hapja e tyre./arbresh.info/
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...
Kurti: Do përpiqem për takim me Hamzën, PDK kërkoi që t’i be...
Me flamuj kuq e zi, studentët shqiptarë protestojnë në Maqed...
Kurti: Me Abdixhikun patëm takim konstruktiv e dashamirës, ë...