Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali ka shpërthyer një sasi eksplozivi.
Lokali në fjalë është në pronësi të M.S ndërsa në momentin kur i është vënë lënda plasëse ka qenë i mbyllur.
Sipas policisë sasia e eksplozivit ka qenë e vogël dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Ndërkohë grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./TCH
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot