Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale ‘Ngacmim’ që nga viti 2017 dhe për veprën penale të ‘Shpërdorimit’ ishte i shpallur person i kërkuar nga Policia e Kosovës.
Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin në rrugën ‘Luan Haradinaj’në Prishtinë sot më datë 29 janar 2020 dhe i njëjti pas arrestimit është ndaluar për 24 orë për tu intervistuar ditën vijuese para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë./arbresh.info/
Mbi 304 mijë qytetarë votuan deri në orën 13:00, pjesëmarrje...
Kthehet grupi i gjashtë i haxhilerëve nga Medina, sonte prit...
Një qytetar dëmtoi fletëvotimin dhe tentoi të votojë edhe në...
Fitore Pacolli: Vota është themeli i demokracisë
Bllokohet ndryshimi i administratorit, MABCO çon gjyqtaren n...
Barcelona po vëzhgon nga afër pesë talentë të mëdhenj evropi...