Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se u trondit nga lajmi i vdekjes së policit në Prizren.
Nga shpërthimi që ndodhi gjatë bastisjes së një shtëpie në Zhur të Prizrenit, u vra një polic, ndërsa mbetët të lënduar dy policë të tjerë dhe një fëmijë i shtëpisë ku ndodhi aksioni.
“I tronditur me lajmin për humbjen e jetës së një pjesëtari të Policisë së Kosovës, plagosjen e dy të tjerëve dhe një fëmije nga një shpërthim i një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit”, ka shkruara Haradinaj në Facebook.
Ai ka kërkuar të bëhen hetime dhe të dalin para drejtësisë përgjegjësit për incidentin e mbrëmjes të së martës.
“Ftoj organet e rendit që të zhvillojnë hetimet dhe të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur gjithë këtë situatë dhe për të sjellë para drejtësisë, përgjegjësit e këtij akti. Ngushëllime për familjen e policit që humbi jetën dhe shërim të shpejtë për të plagosurit!”, thuhet në shkrimin e Haradinajt./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...