Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një mjeti eksplodues gjatë një operacioni bastisjeje në fshatin Zhur të Prizrenit.
Incidenti ka ndodhur kur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të Njësisë Anti-Drogë kishin shkuar në një shtëpi për bastisje dhe teksa ata ndodheshin në katin e dytë të shtëpisë ka shpërthyer një mjet shpërthyes.
Në këtë incident ka mbetur i vrarë një pjesëtar i Policisë së Kosovës e dy të tjerë kanë pësuar plagë trupore.
Po ashtu, lëndime trupore ka pësuar edhe një fëmijë./arbresh.info/

Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...