Për pak çaste pritet të filloj takimi mes Kryetarit të VV-së Albin Kurti e Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.
I pari që ka ardhur në Kuvendin e Kosovës është Kryetari i LDK-së Isa Mustafa.
Para mediave shkurt ka thënë se ka ardh për marrëveshje
” Na kemi ardh marrëveshje, nuk e di nëse do të vin ambasadoret ose jo”.
E për dallim të herave të tjera bashkë me Mustafen nuk ka ardhur nënkryetarja Vjosa Osmani.
Ajo ka përdorur hyrjen tjetër të Kuvendit duke ardhur e vetme në takim.
E Vetëvendosja mbrëmë ka ftuar që në këtë takim të marrin pjesë edhe ambasadoret e QUINT-It si dhe zyra e BE-së.
Ndonëse ata se kanë konfirmuar pjesëmarrjen por as mohuar, një përgjigje pozitive për pjesëmarrje e ka hapur Besnik Bislimi nënkryetar i Vetëvendosjes.
“Po do të vinë ambasadorët”.
Ndryshe takimi ende s’ka filluar.
Mbrëmë këta dy lider kanë zhvilluar një takim por pa sukses edhe pse takimi i mbyllur ka zgjatur 3 orë./arbresh.info/
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...
“E mbuluar’ nga dëbora/ Rama ndan pamjet me dron nga Dardha:...