Mbrojtësi, Achraf Hakimi i cili është huazim te Borussia Dortmund nga Real Madrid nuk ka marrë ndonjë ofertë nga Bayern Munich.
Në kohën e fundit ka pasur spekulime që Hakimi është i kërkuar nga “Bavarezët”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, kjo mundësi është hedhur poshtë nga agjenti i lojtarit, Alejandro Camano i cili ka thënë se klubi nuk e ka kontaktuar.

“Bayern Munich janë klub i madh, por nuk dimë asgjë për interesimin e tyre, askush nuk na kontaktuar”
E ardhmja e Hakimit është ende nuk dihet sepse ky i fundit e ka pranuar që zemra e tij ndodhet mes klubit gjerman dhe Real Madridit./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër