Në hapësirat e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” ka organizuar shënimin e ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit, e cila mbahet për të përkujtuar viktimat e politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton arbresh.info.
Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Philip S. Kosnett, gjatë fjalimit të tij deklaroi se nuk mjafton vetëm të kërkohet barazi por edhe duhet të veprohet për të.
“Jemi këtu për t’i përkujtuar viktimat që janë shtypur për shkak përkatësisë se tyre etnike. Askush të mos mendon që e liga jeton gjithmonë. Nuk mjafton që vetëm të kërkojmë barazi por duhet të veprojmë. Kosova duhet të vazhdoje kështu me tolerancën ndaj feve sepse vetëm kështu do të jetë vendi i paqes.”, tha Kosnett.
Ndryshe, në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e kishte miratuar një rezolutë që shpallte 27 janarin, si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit.
Kjo ditë përkujton miliona viktima të politikave të gjenocidit të Gjermanisë naziste që u kryen gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe përqendrohet në përpjekjet bashkëkohore për të luftuar urrejtjen dhe antisemitizmit./arbresh.info/
Vjedhja e votave në Prizren, Shaqir Totaj: Jashtëzakonisht i...
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...
Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e...