Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka deklaruar sot se marrëveshja e koalicionit nuk bën të vonohet më shumë.
Këto komente, i pari i Mitrovicës i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook ku ka thënë se LDK-ja duhet të kuptojë se kryetari i Kuvendit të Kosovës, nuk është e arsyeshme të dorëhiqet dhe kjo nuk do të ndodh.
“Pavarësisht refuzimeve të vazhdueshme të ofertave të Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-ja për të mirën e vet dhe për hir të një qeverisje progresive dhe reformatore duhet ta pranoj ofertën e fundit të VV-së”, thotë Bahtiri.
Ai iu është kundërpërgjigjur deklaratave të nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliu që tha sot se qëndrojnë prapa ofertës ku Lidhjes Demokratike i takon kryeparlamentari, presidenti dhe pesë ministri./arbresh.info/
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...