Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të dyshuar për disa vepra të vjedhjes në zonën e Klinës.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga policia e Pejës, ku theksohet se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Klinë, me datën 27 janar 2020 rreth orës 04:40 kanë qenë duke zhvilluar patrullime, me ç’rast kanë hasur tre persona të dyshuar, të cilët kur kanë vërejtur patrullën kanë ikur dhe pas (10) dhjetë minutave hetuesit policorë kanë arritur që t’i arrestojnë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit e arrestuar janë shtetasit: P. D. i lindur me (1992) m/k/sh, S. Ll. i lindur me (2000) m/k/sh, P. P. i lindur me (1986) m/k/sh. Personat e arrestuar janë të dyshuar për disa vepra të vjedhjes së rëndë në zonën e Klinës./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...