Autoritetet shëndetësore në Kanada thanë se e kanë identifikuar rastin e parë të koronavirusit te një banor që është kthyer nga qyteti kinez, Wuhan, i cili është epiqendër e virusit misterioz.
Zyrtarët shëndetësorë në Ontario thanë gjatë një konference për shtyp se pacienti është burrë në vitet e pesëdhjeta, i cili kishte ardhur në Toronto më 22 janar dhe ishte shtrirë në spital një ditë më vonë. Ai kishte probleme me organet e frymëmarrjes.
Barbara Yaffe, zyrtare shëndetësore, tha para gazetarëve se personi i infektuar është duke u trajtuar në një spital publik dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme, shkruan “Reuters”..
Autoritetet janë duke i hetuar kontaktet e këtij personi me personat e tjerë pas arritjes në Toronto. Besohet se ai ka udhëtuar me transport privat për në shtëpi, ndërsa më pas është dërguar në spital me auto-ambulancë.
Këtij personi do t’i bëhen analiza shtesë edhe në Laboratorin Kombëtar të Mikrobiologjisë në mënyrë që të largohen të gjitha dyshimet./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...