Policia ka arrestuar nëntë persona në fshatin Rahovicë të Ferizajt, të cilët janë hasur duke luajtur lojëra të fatit
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Rahovicë të Ferizajt ku të dyshuarit janë kapur në një lokal pa emër duke luajtur lojëra të fatit.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 1088 zhetonë dhe 4 palë letra bixhozi.
“Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse i dyshuari – që e kishte pas në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë./arbresh.info/
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...