Bëhet e ditur se në avion do të janë të pranishëm edhe ekipe të shëndetësisë. Vlerësohet se në Wuhan ndodhen rreth 1.000 shtetas amerikanë
SHBA-ja do të evakuojë shtetasit dhe diplomatët e saj në qytetin Wuhan të Kinës për shkak të epidemisë së koronavirusit (2019-nVoC).
Siç raporton gazeta “Wall Street Journal”, qeveria amerikane do të evakuojë nga Kina shtetasit e saj me një avion që do të dërgojë të dielën në Wuhan në të cilin koronavirusi është efektiv.
Bëhet e ditur se në avion do të janë të pranishëm edhe ekipe të shëndetësisë. Vlerësohet se në Wuhan ndodhen rreth 1.000 shtetas amerikanë.
Më tej thuhet se vendet boshe aktuale në avion mund t‘u ofrohen edhe diplomatëve dhe personave të tjerë që nuk janë shtetas amerikanë ndërsa është planifikuar që të mbyllet përkohësisht Konsullata e SHBA-ve në Wuhan.
– Nga koronavirusi kanë humbur jetën 41 persona
Nga epidemia e koronavirusit në qytetin Wuhan deri më tani kanë humbur jetën 41 persona ndërsa janë prekur 287 të tjerë.
Përcaktimi i dy rasteve në SHBA, i dy rasteve në Francë dhe në disa vende në Azi, ka rritur shqetësimet për përhapje të shpejtë të epidemisë.
Simptomat e para të NCoV shfaqen me temperaturë të lartë, dhimbje fyti, kollë, vështirësi në frymëmarrje dhe diarre ndërsa në fazën e mëpasshme të avancuar shkakton penumoni dhe pamjaftueshmëri të veshkave dhe në përfundim mund të çojë në vdekje./AA/
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...