Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi që të paktën deri më tani ka shkaktuar 21 viktima.
Veseli ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Twitter ku ka shprehur pikëllimin e tij për viktimat në Elazig të Turqisë.
Veseli gjithashtu është shprehur se Kosova është e gatshme t’i ofrojë Turqisë ndihmë operative dhe kjo është dëshmi e miqësisë të fortë midis dy vendeve.
“Thellësisht i pikëlluar nga lajmet për tërmetin që ka goditur Elazig. Mendja dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Gatishmria e Kosovës për të mbështetur menjëherë me ndihmë operative është dëshmi e fortë e miqësisë tonë me Turqinë.”, ka shkruar Veseli.
https://twitter.com/KadriVeseliKS/status/1220991036547371011?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1220991036547371011&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button
Gjyqtari serb Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja ...
Pas masës së përkohshme, VV pret nga Kushtetuesja ta anulojë...
Prishtina tërhiqet nga ENBL, shkak telashet financiare
Kurti në kërkesën dërguar Kushtetueses: Presidentja i takoi ...
Komandanti i KFOR-it pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskut...
Nis gjykimi ndaj ish-kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem İma...