Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.
Kryeparlamentari Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Norvegjisë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai tha se perspektiva evropiane e Kosovës është rruga të cilën e përkrahin pa dallim të gjitha institucionet dhe spektri politik në vend, andaj përkushtimi për përmbushjen e detyrave që përshpejtojnë këtë proces është punë me prioritet.
Ambasadori Grondahl, duke uruar kryeparlamentarin Konjufca për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, tha se Norvegjia ka qenë afër Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim.
Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të përkrahur Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet projekteve që lehtësojnë punën e administratës dhe të ligjvënësve.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka vend dhe hapësirë që Kosova dhe Norvegjia të avancojnë bashkëpunimin ndërparlamentar, pastaj në ekonomi, arsim, kulturë dhe sferat tjera me interes për të dyja vendet./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...