Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, ndërsa pesë persona tjera janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej tetë aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit.
Në katër aksidente tjera është shkaktuar vetëm dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të SPB Shkup, nga komunikacioni janë përjashtuar një shofer që ka qenë pa leje për vozitje dhe një makinë e paregjistruar.
Me makinën speciale janë larguar 56 makina, që kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt.
Janë gjobitur edhe dy këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë