Ka tash e disa muaj që reperja nga Istogu, Rina Balaj, e ka konfirmuar lidhjen e saj të dashurisë me reperin Sin Boy.
Ndonëse ky i fundit është me prejardhje shqiptare dhe deri më tani jetoi në Greqi, tashmë duket se është rikthyer në Kosovë për të bashkëjetuar me partneren e saj.
Megjithatë, çifti i ri po shijojnë tejet shumë kohën së bashku dhe tani lirshëm mund të thuhet se janë bërë të pandashëm.

Së fundmi është Sin Boy, ai i cili ka vendosur të ndajë në rrjetet sociale disa fotografi përkrah këngëtares Balaj.
Fotot në fjalë e shfaqin dyshen mjaft të dashuruar dhe të gëzuar që kanë përzgjedhur njëri-tjetrin.
“Jam i lumtur kur ajo është e lumtur”, është përshkrimi që ka vënë krahas imazheve.

Përveç jetës personale, të njëjtit janë duke punuar edhe në prurje të reja që do i sjellin së shpejti para publikut.
Ndërkohë që “Meredith” i Rinës ku në klip është edhe i dashuri i saj u prit mjaft mirë dhe ka kaluar shifrën e 2.2 milionë shikimeve në YouTube. /Telegrafi/
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...
Sot shënohet 27 Prilli – Dita e Personave të Pagjetur