Personi që ndërroi jetë sot pasi ra në 40 metra lartësi në fabrikën e çimentos “Sharr-Cem”, në Han të Elezit është një 35 vjeçar.
Ai gjithashtu është shtetas Shqipërisë.
Këtë për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
Gashi ka shtuar se Policia është duke bërë hetime për rastin.
“Bëhet fjalë për një person 35 vjeçar, shtetas i Republikës s Shqipërisë, Policia është duke e hetuar rastin si hetim mbi vdekjen”, ka thënë Gashi.
Ai ka shtuar se ‘me urdhër të prokurorit trupi i pajetë shkon për obduksion”./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...