I dërguari i OKB-së në Libi, Ghassan Salame u ka bërë thirrje fuqive të huaja që të ndalojnë së ndërhyri në luftën civile të Libisë.
Në prag të bisedimeve të paqes në Berlin, Z. Salame tha se mbështetja e huaj për grupet e përfshira në konflikt kishte krijuar një cikël vicioz të dhunës, transmeton portali arbresh.info.
Por, Salame tha për BBC që ishte optimist për negociatat.
Kjo vjen pas nëntë muajsh konflikti midis gjeneralit të fuqishëm Khalifa Haftar dhe qeverisë së mbështetur nga OKB-ja në kryeqytetin Tripoli.
Një armëpushim u njoftua në fillim të këtij muaji midis Gjeneral Haftar dhe Qeverisë së Akordit Kombëtar (GNA).
Por të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për shkeljet e raportuara të marrëveshjes dhe përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim të qëndrueshëm u prish javën e kaluar në një samit në Moskë.
Të shtunën, forcat besnike ndaj Gjeneral Haftar bllokuan eksportet e naftës nga disa porte kryesore të Libisë. Masa është një goditje e dëmshme për burimin kryesor të të ardhurave të vendit, një ditë para se të fillonin bisedimet e përtërira të paqes.
Duke folur në BBC, Z. Salamé u bëri thirrje fuqive ndërkombëtare që të ndalojnë mbështetjen e grupeve lokale me mercenarë, armë, financim dhe mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...