Nëpër rrugët e Tetovës, shpeshherë ka vend të lirë vetëm për një korsi në të cilën automjetet lëvizin shumë ngadalë, duke krijuar kaos në komunikacion. Për të kaluar dy ose tre kilometra, nevojiten më shumë se gjysmë orë tregojnë taksistët, informon “Telma”.
Për shkak të bllokimit të komunikacionit, disa tashmë kanë braktisur automjetet dhe më shumë përdorin biçikletat.
Megjithatë, disa qytetarë mendojnë se aktivizimi i transportit publik do të zvogëlonte përdorimin e automjeteve, dhe kështu do të zvogëlonte edhe kaosin në komunikacion.
Për të katërtin vit radhazi, komuna ka premtuar se do të aktivizojë transportin publik, i cili përfundimisht do të vërë në funksion Ndërmarrjen Publike të Transportit në Tetovë.
Disa vlerësime jozyrtare tregojnë se Tetova ka mbi 60.000 automjete të regjistruara, ndërsa infrastruktura e komunikacionit është e njëjtë si para dhjetë vjetëve.
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...
Kërkohet paraburgim ndaj 9 kryesuesve për falsifikim të rezu...
Rutte: Ende presim sqarime nga Serbia për sulmin në Banjskë