Ka filluar seanca përfundimtare në procesin gjyqësor në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.
Seanca përfundimtare për procesin gjyqësor të njohur si “Syri i Popullit” ka filluar të enjten dhe do vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, në të cilën pritet ta japin fjalën e tyre përfundimtare të akuzuarit Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana, shkruan arbresh.info.
Bëjmë të ditur se dje, pa filluar seanca Prokurori Special, Sylë Hoxha sa i përket kësaj seance, ka hequr dorë nga përndjekja e Lirije Luzhes dhe Sabit Berisha, e po ashtu në fund te fjalimit Prokurori Sylë Hoxha ka kërkuar nga trupi gjykues që të akuzuarit e rastit “Syri i Popullit” t’i shpallë fajtorë për vepra të ndryshme penale./Arbresh.info/





Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend