Derisa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdojnë ta zvarrisin procesin e negociatave për arritjen e marrëveshjes, presioni ndërkombëtar për bërjen sa më të shpejtë të qeverisë po rritet.
Ani pse kërkesat për një gjë të tillë kanë nisur qysh pas përfundimit të zgjedhjeve të 6 tetorit dhe janë duke vazhduar ende, LVV-ja dhe LDK-ja akoma nuk i kanë dhënë epilog kësaj çështjeje, shkruan gazeta “Zëri”.
Ndonëse kanë kaluar më shumë se tre muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, LVV-ja dhe LDK-ja ende nuk kanë arritur një marrëveshje finale për bashkëqeverisje.
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare që qeveria e re të formohet sa më parë, palët negociuese akoma nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët për ta finalizuar këtë çështje. Sidoqoftë, kërkesat e ndërkombëtarëve për formim të qeverisë së ardhshme edhe gjatë kësaj jave u adresuan në drejtim të partive dialoguese.
Ata kërkuan nguti në këtë drejtim, rrjedhimisht bërje sa më të shpejtë të qeverisë së re.
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...